Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë një postim pas takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, që në pamje të parë nuk ka lidhje me të.
Kim shpërndau në rrjetet sociale intervistën e ish-ambasadorit William Reyerson në “Zërin e Amerikës”, për të cilën thotë se duhet lexuar e plotë.
“Respekti, dashuria & shpresa e Ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30-vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve SHBA – Shqipëri, ai thotë: “Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqipëri, mos u dorëzo përballë pengesave”. Intervista e plotë duhet lexuar” – shkruan Kim.
Por çfarë tha Ryerson për Berishën në VOA.
“Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve.
Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë.
Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”, – u shpreh ambasadori Ryerson.m.k
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1443988203313238029?s=20
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/