Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë shumë shpejt “Foltoren” tjetër pas kësaj të Shkodrës.
Ndalesa e radhës e liderit historik të demokratëve do të jetë në Gjirokastër.
Berisha pritet të njoftojë datën e takimit me demokratët në qytetin e gurtë ditët në vijim.
Pas Gjirokastrës, foltorja e radhës pritet të jetë ajo me demokratët e Elbasanit, por edhe kjo mbetet për t’u konfirmuar.
Berisha ka vizituar pesë qytete deri tani. Ai nisi lëvizjen për ndryshimin e Partisë Demokratike përmes një takimi në Tiranë në 17 shtator, duke vijuar më pas në Fier, Vlorë, Durrës sot në Shkodër. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/