Berisha shpjegon ardhjen e Bashes në krye te PD

Berisha shpjegon ardhjen e Bashes në krye te PD

108
0
Shares

Nga Foltorja e Shkodrës, Sali Berisha iu përgjigj interesimit të shumë qytetarëve se përse ai e solli Lulzim Bashën në krye të PD. Berisha e mohoi këtë gjë.

“Nuk e kam sjellë unë. Unë dhashë dorëheqjen. Humba zgjedhjet, i thashë vetes sime, shqiptarët zgjodhën një kontratë tjetër, jo kontratën që paraqita unë. Tani hape rrugën të vijnë të tjerë. Unë e mbylla kapitullin tim.

Atë verë, pas 26 qershorit janë paraqitur vetëm dy vetë për të kandiduar, Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi. Nuk i kam kërkuar në mënyrë absolute që të kandidojë askujt. Ai fitoi garën për faktin se ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kishte këtë avantazh,” tha Berisha.

“Përgjegjësia ime qëndron në mbështetjen publike që i kam dhënë atij. Nuk e mohoj këtë. Në zyrën time, Lulzim Bashës i kam thënë çdo gjë që keni pasur ju, mosaprovimet tuaja. Pa hezitim. I kam kërkuar dorëheqje në vitin 2017, më tha nuk e jap,” tha Berisha.

Sipas tij, PD duhet t’i rikthehet profilit të saj si parti konservatore.

“Ka një filozofi kjo parti. Dhe kjo parti ka dinjitetin njerëzor, dinjitetin kombëtar. Kjo parti u gjend në një moment të paimagjinueshëm. Kur u kërkua që një anëtar i saj të mos hyjë në parlament. Kryetar mori vendim pa pyetur asnjë forum. Faktikisht kryetari shkelmoi sovranitetin e partisë. Sovraniteti është që të shprehësh lirshëm mendimet tua dhe t’i çosh në votim ato. Askush nuk mund të të diktojë ty. Një parti që nuk është sovrane nuk fiton kurrë zgjedhjet. Dinjiteti njerëzor është dinjitet. Por nëse na nëpërkëmb në këtë mënyrë, faktikisht ke shpallur armiqësi, sepse njerëzit e lirë nuk e durojnë këtë kurrë”. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY