Viti i ri shkollor, Ina Zhupa: Keqmenaxhimi rendon mbi mesuesit dhe nxenesit

Viti i ri shkollor, Ina Zhupa: Keqmenaxhimi rendon mbi mesuesit dhe nxenesit

46
0
Shares

Me nisjen e vitit të ri shkollor, deputetja e PD, Ina Zhupa thotë se keqmenaxhimi nga ana e qeverisë rendon mbi mesuesit dhe nxenesit.

Postimi i Zhupës:

Viti i ri shkollor, halle të vjetra dhe të reja nga keqmenaxhimi kronik!

Masat covidiane që ka nxjerr qeveria janë: Vaksinim për mësuesit ose testin më të shtrenjtë pcr çdo javë, dy orë mësim për nxënësit dhe të detyruar të mbajnë maska!

Masa ekstreme që nuk shkojnë as në përputhje me njëra tjetrën, në një vend ku shteti nuk merr asnjë masë për situatën por gjithë barrën e kanë mësuesit-prindërit-nxënësit.

Pse duhet bërë mësim i shkurtuar kur mësuesit janë o të vaksinuar o me test pcr dhe nxënësit me maska?

Pse nuk janë marr masat higjieno-sanitare për ujë të rrjedhshëm në të gjitha shkollat?

Pse nuk janë marr masat për dizifektimin të vazhdueshmëm profesional të shkollave?

Pse nuk janë marr masat për ndihmë financiare mësuesve për përballimin e covid, apo teste të shpejta falas që mos detyrohen të bëjnë pcr?

Këto janë hallet e reja të keqmenaxhimit të situatës covid, ndërkohë që sistemi arsimor që sot hap dyert e dijes vuan si një pacient kronik nga halle të vjetra të rregjimit.

Emigrimi masiv, të diplomuar më pak vit pas viti në arsimin e detyruar edhe atë të mesëm edhe sipas të dhënave të INSTAT.

Shkolla që mbyllen nga amortizimi dhe mos vëmendja e shtetit, duke detyruar prindërit sidomos në fshatra ose t`i lënë pa shkollë fëmijët ose të udhëtojnë edhe me orë për shkollën më të afërt.

Klasa kolektive dhe shkolla me turne janë dy fenomene që nuk mungojnë edhe këtë vit shkollor.
Tekstet aspak cilësore dhe pa filtra kontrolli rigoroz që janë kthyer në mankthe për prindërit.

Mësues të keqpaguar dhe pa mbështetje. Mësuesit me rezultate të shkëlqyera që nuk punësohen edhe ata me teserë partie i marrin vendet në kundërshtim me ligjin.

Çfarë është bërë për të përmirësuar këtë situatë të sistemit tonë arsimor?

Ministria e Arsimit do jetë e detyruar ti përgjigjet këtyre pyetjeve por edhe shumë të tjerave në një kërkesë për seance dëgjimore urgjente në komisionin e edukimit, për vitin e ri shkollor që do kërkoj si deputete anëtare e këtij komisioni. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY