Rama, alibi se nuk loboi për ndëshkimin e Berishës nga DASH

Rama, alibi se nuk loboi për ndëshkimin e Berishës nga DASH

58
0
Shares

Duke folur në emisionin “Open” Rama hodhi poshtë akuzat se ai ka lobuar në marrjen e vendimit non grata për Berishën, duke u shprehur se Amerikën nuk mund ta blejë askush.

Ndërsa në emision u soll në vëmendje një sekuencë nga Kuvendi në vitin 2019, ku Rama i drejtohet Berishës duke e pyetur: “Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash?”

Pyetjes se nga e dinte që Berishës i është pezulluar viza për në SHBA, Rama iu përgjigj: “Për shkak të detyrës di edhe gjëra të tjera”.

Rama vizitoi SHBA pak ditë më parë ku kishte edhe një takim me Geoge Soros. Ai publikoi foto nga takimi me të duke e quajtur Sorosin mendje e ndritur. Takimi u bë në kulmin e akuzave të Berishës në Tiranë se Soros loboi për leverdi të Ramës ndëshkimin nga DASH.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Nga e dinit që Berishës i ishte pezulluar viza për në SHBA?

Rama: Për shkak të detyrës di edhe gjëra të tjera.

Pyetje: Ju kanë akuzuar se jeni ndër autorët për shpalljes non grata?

Rama: Skam asnjë koment, sepse shpallja është e qartë dhe cdo koment e politizon, ndërkohë që nuk është politikë e brendshme.

Pyetje: Ju kanë akuzuar si një ndër lobuesit?

Rama: Sikur SHBA-të dhe DASH të funksionon me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka të panumërta me diamantë dhe flori mund ta kishin blerë Amerikën. SHBA-të janë ato që janë sepse nuk i ble dot askush. Ato mund të blejnë. Lobimi atje është ca fotografi me kongresmenë dhe senatorë, që disa prej tyre nuk e dinë ku është Shqipëria. Ndonjë artikull që paguhet. Po lobim në DASH?! Nuk funksionon kështu, sepse po të funksiononin kështu, do ishin si ne. Nuk ndodh. Është një përrallë që mund tua tregosh atyre që duan ta besojnë, duke përfituar nga pasionet, militantizmi, padija, injoranca, por nuk ndodh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY