TIRANË-Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se ka një debat emocional mes demokratëve ndërkohë që këmbëngul qe vendimi për përjashtimin nga grupi i PD-së është vendimi më i mirë që ndaloi një konflikt të vërtetë mes PD-së dhe SHBA-së.
“Që ka një debat është e qartë, do të isha i pasinqertë nëse do thoja që çdo gjë po shkon shumë mirë, konflikt nuk mund të quhet, ka një debat, debat emocional mes demokratëve, Berisha ngjall shumë emocione te ne demokratët, jemi rritur duke parë betejat opozitare të tij. Situata nuk është rozë, që nuk ka debat, nuk mund ta themi, por kjo gjë mendoj që nuk mund të karakterizohet si konflikt dhe me kalimin e kohës, kur emocionet të bien, njerëzit do të mund të identifikojnë gjënë që është më e logjikshme, atë vendimmarrje që ka eliminuar një konflikt të vërtetë ndërmjet PD dhe një partneri të rëndëishëm siç është SHBA”, tha Rushaj.
Në vijim Rushaj tha se nuk mund të gjendet një njeri që i ka dhënë para Sali Berishës kur ishte në pushtet, pra ai nuk ka bërë korrupsion, por megjithatë Rushaj tja se vendimi për largimin e tij është i drejtë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/