Debat në PD për daljet publike, Gjekmarkaj: Jam intelektual, nuk kthehem në...

Debat në PD për daljet publike, Gjekmarkaj: Jam intelektual, nuk kthehem në vartës

213
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar, Alfred Rushaj ka kërkua të shtunën që për daljet mediatike, deputetët të koordinohen me zyrën e shtypit.

Kjo kërkesë e Rushajt nuk është pranuar nga deputeti i Lezhës, Agron Gjekamarkaj i cili me tone të larta i ka bërë të qartë drejtuesve të PD se ai nuk mund të kthehet në vartës i zyrës së shtypit dhe nuk do ta respektoj këtë vendimmarrje, raporton abcnews.

Pjesë nga debati:

Lulzim Basha: Ajo që dua nga secili prej jush është që të jeni që të bëheni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e qytetarëve. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve, ndaj është detyra jonë t’i bëjmë publike problematikat e tyre.

Ndaj në PD do të ketë një strukturë funksionale për të koordinuar problematikat e qytetarëve dhe propozimet konkrete që do vijnë nga degët dhe deputetët demokratë. Sigurisht që publikimi i këtyre fakteve duhet të bëhet në koordinim të plotë me dy përfaqësuesit e grupit parlamentar që do të merren me këtë organizim. Dua që të mos jemi kaotik në denoncimin e çdo problematike, por të jemi të koordinuar me zyrën e shtypit.

Alfred Rushaj: Në vijim të asaj që tha kryetari sa i takon organizimit të daljeve mediatike, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të njoftuar për çdo dalje mediatike zyrën e shtypit. Do të doja të mos konfirmonit dalje meditiake, pa marrë fillimisht dakordësinë e zyrës së shtypit dhe pa koordinuar mesazhin politik për temat që do të diskutoni në debatet ku do të merrni pjesë apo intervistat që do të jepni.

Agron Gjekmarkaj: Unë po jua them këtu që ta dini. Unë nuk bëhem vartës i zyrës së shtypit. Kjo parti këtë problem ka pasur 8 vite që nuk lejon individët të thonë atë që mendojnë, por i nxjerr të cicërojnë në deklarata shtypi me letër përpara. Secili duhet të ketë individualitetin e tij. Po e theksoj edhe njëherë unë nuk i marr leje askujt për daljet e mia, për të qenë në debate apo për të dhënë intervista. Jam intelektual dhe kam mendimin tim, të cilin do ta shpreh kudo që unë do të shkoj!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY