Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Gjermani, tregojnë një nivel jo të mirë për partinë e Angela Merkel, ku kandidon Armin Laschet megjithëse renditet i pari.
Mediat gjermane e kanë cilësuar rezultatin e exit-polleve të para, si më të ulëtat në historinë e kësaj partie.
Në një konferencë për mediat pas votimeve, Armin Laschet ka pranuar se rezultatet e para nuk janë të mira.
“Ne e dinim që gara do të ishte e ngushtë. Do të jetë një natë e gjatë. Të gjitha partitë duhet që t’i kalojnë ndasitë e tyre për të mirën e Gjermanisë” – është shprehur Laschet.
Sipas exit-polleve të publikuara nga mediat gjermane deri më tani, Laschet i CDU-CSU kryeson me 25-26% të votave ndërkohë që partia socialdemokrate, SPD mbetet në kuotat e 25%.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/