Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë zhvilloi sot kuvendin e 8 të shoqatës duke zgjedhur edhe drejtuesit e rinj të saj.
Kryetari aktual Nebil Çika ka postuar një mesazh përmes të cilit lajmëron largimin nga detyra e kryetarit.
”Krenar që për katër vjet isha përfaqsues i zgjedhur i të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë shtresës më fisnike të kombit tim !
Zhvilluam 256 aktivitete në kushte të vështira politike,financiare e shoqërore dhe e transformuam nga shoqatë e njerëzve në nevojë në një organizatë politike siç i takon të jetë.
Morëm mirënjohjen e qindra mijëra të përndjekurve politikë por edhe armiqësinë e persekutorvë tanë komunistë, bashkëpuntorëve të tyre midis nesh si dhe të politikës që na duan përjetësisht të nënshtruar.
Falënderoj bashkunëtorët e mi në qendër e degë për ndihmën e paçmuar pa të cilët suksesi ynë do të ishte i pamundur.
Rrugëtimi ynë i përbashkët, mbaron ketu, por jo kontrubuti im personal në shërbim të kauzës sonë antikomuniste !
Zoti i bekoftë antikomunistët e Shqipërisë !”, shkruan Nebil Cika.
Kuvendi zgjodhi sot kryetarin e ri Hetem Fejzullahi.
m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/