Berisha në foltoren e Vlorës: Ne shqiptarët përjetësisht nuk u dalim borxhi...

Berisha në foltoren e Vlorës: Ne shqiptarët përjetësisht nuk u dalim borxhi SHBA-ve, Uillsonit, Clintonit dhe Bushit

135
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha duke komentuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në foltoren e Vlorës, tha se PS kishte vjedhur në fletët e votimit, por shtoi se PD nuk bëri asgjë.

Berisha tha se i kishte treguar rastin e vitit 2001, por shtoi se kryedemokrati Lulzim Basha ishte më shumë i shqetësuar për “karrigen” e tij.

“Po nuk u krijua në mendjet dhe zemrat tuaja nuk bëshesh kurrë lider. Në zgjedhje vetëm 19% votuan për ish-kryetarin e Partisë, Lulzim Basha. Humbja ishte e tmerrshme. Rama vodhi vota, dyfishin e 2017. U përdorën lekë në konto. Jepu! U dhanë bashkive, u shkel çdo rregull për një fushatë elektorale dhe unë i tregova eksperiencën e vitit 2001. Bëmë që PE të miratonte rezulutën dhe u kthyer për në levë arkimedi për të fituat zgjedhjet e 2005. Në vend që të merrej me to e të bënte avokatinë, të denonconte patronazhistët. U mor me karrigen e tij sepse kishte frikë, e di vetë ai nga kush, por injori. Kjo është tradhëti ndaj jush. Nuk u bë lider se ia humbi partisë konturet. Na rrinin njerëzit burgjeve pa treguar as interesin më të vogël. Ky i kishim ne? Intelektualët, të përndjekurit politikë. U dëgjuan kund? Askund! Qëndrim indiferent ndaj të rinjve. PD sa herë ka fituar, ka fituar nga të rinjtë. I kemi bërë të rinjtë me vete dhe kemi fituar. Kanë qenë indiferent, ne kemi humbur. Ata bëjnë ndryshimin. Në 8 vite, ky që erdhi i ri, vetëm largoi masivisht dhe nuk tregon dot të rinjtë që solli në drejtimin e PD,”-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

Më pas gjatë fjalës së tij Berisha i ka shpjeguar pozicionin e tij në raport me SHBA dhe pse foltoren nuk e kishte për qëllime personale.

“Nuk jemi kundër Vettingut, por jo atij që përdoret për gjah shtrigash. Drejtësia sot është vite dritë larg atij të 2017. Denoncova Sorosin dhe reformën e tij dhe meqëenëse unë i kërkova non grata në 2017, ai ma ktheu me non grata në vitin 2021. Nuk ka asgjë personale. Reagimi im ndaj ndërprerjes së mandatit. Ne shqiptarët përjetësisht nuk u dalim borxhi SHBA-ve, Uillsonit, Clintonit dhe Bushit. Të parit i dedikojmë rikthimin e pavarësisë së Shqipërisë sepse e vërteta është që në aktet e Versajës kishin firmosur edhe përfaqësuesit e tij, por kur e pa i hodhi në kosh të plehrave. Dhe Shqipëria u ribë e pavarur siç e shpalli Ismail Qemali. Kosova është e pavarur sepse Cliton dhe Bush udhëhoqën diplomacinë botërore. A mund ta imagjinojë kush se do të dilte një përfaqësuses i tyre që do të thoshte; votoni ju se do u them unë se kush do të hyjë në parlament? Mirë, ti më shpallje non grata në vendin tënd, por në parlament e vendosin shqiptarët,”-tha Berisha në fjalën e tij. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY