VIDEO/ Basha i prerë: Nuk do të ketë asnjë kuvend kombëtar të...

VIDEO/ Basha i prerë: Nuk do të ketë asnjë kuvend kombëtar të PD që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane

60
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se nuk ka për të pasur kuvend të PD që shqyrton vendime të qeverisë amerikane.
Ai doli para gazezarëve këtë paradite duke thënë se PD ka vetëm një mision, rrëzimin e regjimit të Ramës.
Deklarata vjen pas dy takimeve të Berishës në bazë në përpjekje të mbajtjes së kuvendit kombetar të PD që mund të shkarkojë Bashën. a.b

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT:

Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore  për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake. Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën  shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane.
Faleminderit! Ditë të mbarë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY