“Vatra” e shqiptarëve të Amerikës vlerëson me “Mirënjohjen e Artë” kryetaren e...

“Vatra” e shqiptarëve të Amerikës vlerëson me “Mirënjohjen e Artë” kryetaren e “Dosjeve”

196
0
Shares

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra ka nderuar kryetaren e Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, me vlerësimin më të lartë të kësaj organizate të njohur. Ajo u vlerësua me “Mirënjohja e Artë”.

Sulës iu dha ky vlerësim pasi ajo dhe institucioni që drejton ia doli të zbardhte masakrën e fshehur të komunistëve shqiptarë, kampin famëkeq të Tepelenës.

“Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra më nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë” për detyrën e zbardhjes së ngjarjeve famëkeqe të ish Kampit të Tepelenes, që preken mijëra jetë njerëzish, mes tyre shumë fëmijë.

Duke falenderuar për këtë vlerësim antaret e Këshilit Kombëtar të kësaj shoqate dhe sidomos kryetarin Z. Elmi Berisha, mbetem me besimin se bashkëpunimi mes AIDSSh dhe Vatrës do të vazhdojë deri në jetësimin e projektit të plotë të memorializimit të punës së detyruar në Shqiperinë komuniste, që aq bukur e ka sjellë arkitekti Gjon Radovani.
Kete cmim e ndaj me cdo koleg të vjetër dhe të ri në AIDSSH, dhe sidomos me ato gra dhe burra që udhetuan nga cdo skaj i Shqipërise për të na besuar kujtimet e tyre të dhimshme dhe të panjohura për publikun, me bindjen më njerëzore se “nje popull pa kujtesë është një popull pa dinjitet”, deklaron Sula në një postim në rrjetet sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY