Ish Presidenti Bujar Nishani deklaron përkrahjen ndaj Berishës: Do jem sot në...

Ish Presidenti Bujar Nishani deklaron përkrahjen ndaj Berishës: Do jem sot në Rogner

80
0
Shares

Ish Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se do të jetë sot në takimin e Berishës me demokratë që do të mbahet në hotel Rogner në Tiranë në orën 18.00.

Nishani është i përfshirë në nismën Për PD që kundërshtoi zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Berisha nis sot serinë e takimeve me demokratët të quajtur Foltorja me qëllim sqarimi e  demokratëve rreth qëndrimit të Bashës në lidhje me përjashtimin e Berishës nga grupi Parlamentar i PD-së.

“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !

Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !

Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !”, deklaron Nishani në rrjetat sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY