Një grua ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë që ndodhi këtë mbrëmje në aksin Lezhë Shkodër.
L. D., 60 vjeçe, ndodhej pasagjere në motoçikletë dhe ka marrë dëmtime të renda duke humbur jetën në spital, ndërsa bashkëshorti F.D., 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motoçikletës, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më herët/ Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip” Benz ” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/