Berisha tregon procesin: Nga Foltorja tek Kuvendi Kombëtar. Me Bashën nuk ka...

Berisha tregon procesin: Nga Foltorja tek Kuvendi Kombëtar. Me Bashën nuk ka fitore

41
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar edhe procesin e pritshëm të Foltores që do të kulmojë me mbledhjen Kuvendit Kombëtar.

Berisja u pyet nga mbështetësit se si do të arrihet largimi i kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

“Çfarë synon kjo foltore?

Së pari, ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar, vjeljen e mendimit dhe qëndrimti të tij.

Së dyti, do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së këtyre firmave, ne do thërrasim Kuvendin Kombëtar, që është forumi më i madh i partisë.

Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike. Ne do i kërkojmë Kuvendit Kombëtar që për vendimin të shprehet çdo anëtar i PD me referendum në mbarë Shqipërinë.

Me Bashën nuk ka fitore. Këtë do u themi demokratëve. Unë do u thosha: mos votoni kurrë humbës me motivin se është më i mirë se ai. Humbësi nuk të çon kurrë në fitore. Ky nuk të çon asnjëherë. Mos e bëni këtë gabim.

Unë dhashë dorëheqjen edhe pse isha i sigurt se ju çoja në fitore. Por besova dhe mendova se një tjetër do e bënte më mirë se unë dhe do ju çonte në fitore. Dhe ai tjetri duhej të jepte dorëheqjen. Prandaj duhet të jemi të palëkundur në këto norma,” tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY