Basha refuzon të flasë në Kuvend pa praninë e Ramës, ndërpritet seanca

Basha refuzon të flasë në Kuvend pa praninë e Ramës, ndërpritet seanca

55
0
Shares

Opozita detyroi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla të bllokonte seancën plenare për 15 minuta. Kreu i PD-së Lulzim Basha refuzoi të marrë fjalën pa praninë në sallë të kryeministrit Rama.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bëri me dije se mungesa e Ramës lidhet me arsye të rëndësishme pune, ndërsa u komunikoi deputetëve se kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në seancë në orën 17:00

Më njoftojnë nga zyra e Kryeministrit Edi Rama mungesa e tij lidhet për arsye shumë të rëndësishme pune. Kryeministri do të jetë i pranishëm në seancë në orën 17:00”, tha Nikolla.

Fill pas kësaj kryetari i grupit të PD, Rushaj kërkoi që senca të ndërpritet.

Në këto rrethana ne si grup parlamentar duhet të mblidhemi dhe të marrim një vendim kështu që kërkojmë që të ndërpritet seanca, të na jepet mundësia për tu mbledhur si grup parlamentar për të marr një vendim”, tha Rushaj.

Seanca e pasdites nisi rreth orës 16:00 ndërkohë që Lulzim Basha refuzon të marrë fjalën, pasi demokratët kërkojnë që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Rama.

Replikat:

Rushaj: Opozita e respektoi deytrimin kushtetues, ndenjti në seancë, Propozojmë që të ndërpritet seanca, kryeministri të vijë këtu të paraqitet. Duhet të dëgjoj cili është mendimi i opozitës për propozimet e tij.

Nikolla: Nuk ka asnjë nen që i përkthehet në përgjigje të kërkesës suaj. Ftoj z. Lulzim Basha.

Rushaj: Fryma e nenit 110 është e tillë. Është e vetmja seanca ku kryeministri bashkërendon me ju datën e seancës. Na thatë që ka parashikuar këtë gjë rregullorja sepse kryeministri duhet të rakordojë axhendën për të qenë në Kuvend. E dëgjuam dy orë paradite të fliste, tani ai duhet të vij në respekt të qytetarëve së pari.

Nikolla: Fjala për z. Basha

Tabaku: Edhe kur miratohet një ligj i thjeshtë ministri duhet të jetë këtu. Bëhet fjalë për dokumentin më të rëndësishëm të qeverisë. Unë e di që bëhet fjalë për një letër, por keni detyrimin. Keni gjithë ditën që tërhiqni zvarrë Parlamentin.

Nikolla: Seanca e pyetjeve ka përfunduar.

Bardhi: Personi që ka propozuar programin politik dhe përbërjen e ministrave duhet të jetë atje. A mund tu shpjegosh shqiptarëve se cfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri që nuk është në seancën më të rëndësishme të Parlamentit.

Balla: Neni 110 që i referohen kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet as kryeministrin që të qëndrojnë gjatë gjithë debatit në seancat plenare. Debatin e hap kryetari i opozitës. Nuk marrë përsipër të edukoj askënd. Është një zhurmues në krahun e majtë që duhet të ndërpres emetimin e zhurmave. Nëse deputeti nuk e merr fjalën, fjalën e merr deputeti pasardhës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY