Anëtarë të kryesisë së FRPD i kanë kërkuar drejtuesve të PD një kërkesë që ka lidhje me konfliktin Basha-Berisha në PD.
Rreth 30 anëtarë të kryesisë së këtij forumi që drejtohet nga deputeti Belind Këllici i kanë kërkuar drejtuesve të PD që të mbahet një referendum në lidhje me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Mes atyre që kanë firmosur në kërkesën që i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi është edhe i biri i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.
Mes të tjerash theksohet se përjashtimi i Berishës ka sjellë përcarje në parti prandaj vetëm referendumi është një mundëis për të rikthyer unitetin në PD.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/