Tiranë/Vihet në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir.
Proçedohet penalisht dhe administratori i firmës së mirëmbajtjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit Defrim Shabani, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 27 vjeçe, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vëllai i tij shtetasi Dritan Shababi 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij shtetasi Dëfrim Shababi si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshem.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/