Në një intervistë për News24, deputeti Agron Gjekmarkaj është shprehur se nëse përjashtimi i Berishës do të hidhej në votë, të gjithë do të ishin kundër. Ndaj kjo, sipas tij e ka detyruar Bashën që të marrë mbi supe përgjegjësinë e këtij vendimi.
Gjithashtu, Gjekmarkaj thotë se ky vendim i ka çliruar deputetët nga përgjegjësia për të zgjedhur.
“Nuk e teproj nëse them se kur Basha shpalli këtë vendim, ngjante me nje personazh tragjik. Unë e kam pritur me trishtim të madh. Edhe vetë zoti Basha e ka pritur me trishtim të madh. Procedura e ndjekur linte për të dëshiruar, por nëse do të votohej të gjithë do të votonin kundër nga nderimi dhe roli në historinë e Shqipërisë. Berisha i ka bërë nderime shumë të vyera vendit. Është një vendim i vështirë i marrë nga Basha, më i drejti në këto momente. Ky vendim i ka shmangur deputetëve, i ka çliruar ata nga një përgjegjësi. Basha kishte dy rrugë: ose të merrte këtë vendim ose të jepte dorëheqjen.
PD ishte në diktat. Nëse dorëhiqej Basha vinte një tjetër duke u rrezikuar të shpallej një organizatë e padëshiruar. Është e pamundur të vish në pushtet me përplasje me Amerikën. Ishte një rrugë pa shteg, e vetmja. PD do të hynte në një krizë dhe përplasje me SHBA-në që e rritën presionin ndaj PD-së. Ata lanë një ultimatum në zyrën e liderit demokrat. Ishte gabim, por ishte gabimi i duhur. Nuk mendoj që e ka bërë për interesa personale pasi vetë ai e mbështeti në 2-13-ën, në 2017-ën dhe 2021-shin. Është një vendim që e ka marrë një vend i huaj. Mua më dhemb si vendim”- tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/