Yuri Kim tek Kreu i SPAK, Kraja, çfarë pret ambasadorja të ndodhë...

Yuri Kim tek Kreu i SPAK, Kraja, çfarë pret ambasadorja të ndodhë qysh nesër

100
0
Shares

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim pati sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Pas takimit Kim postoi një mesazh në twitter ku thekson se pritet të ketë ndjekje penale nga SPAK pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ apo subjekt.

“Takova kreun e SPAK, Arben Kraja për të theksuar pritshmëritë e SHBA që SPAK-u shqiptar do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht sa të fuqishëm apo të pasur, pavarësisht me cilën parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj në BKH, SPAK po sjell më shumë rezultate çdo ditë”, shkruan ambasadorja amerikane.

Më tej, Kim bën një bilanc me shifra: “Prej fillimit të 2021, SPAK ka hapur 264 çështje të reja (218 për korrupsion dhe 46 për krim të organizuar). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatave kanë konfirmuar konfiskimin e më shumë se 70 milion eurove, të cilat i kanë kaluar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…“, mbyllet postimi i ambasadores amerikane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY