Nga sot deri më 13 shtator 2021 hapet Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetërore 2021, njofton Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një postim në rrjete sociale.
“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021”, shkruan Kushi.
Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.
Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë.
Linku i formularit, i publikuar në faqen zyrtare të QSHA
http://qsha.gov.al/infos/matura_2021/a1z-shtator.pdf. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/