Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Çukas, janë përplasur automjetet tip “Land Rover” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit H. S., rreth 50 vjeç, banues në Berat dhe Q. P., 41 vjeç, banues në Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, dy pasagjerët në automjetin tip “Ford”, shtetasit O. T., dhe F. T dhe pasagjerja në automjetin tip “Land Rover”, shtetasja L. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/