Shkarkohet mjeku i skandalit, mori 50 mijë lekë për një vaksinë Pffizer...

Shkarkohet mjeku i skandalit, mori 50 mijë lekë për një vaksinë Pffizer në Luz të Vogël në Kavajë

153
0
Shares

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal. Vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë.

Ka qenë drejtoi i Qendrës Shëndetësore Luz I Vogël në Kavajë, i cili ka dhënë vaksinën Pfizer për një qytetar nga Tirana, kundrejt dhënies së ryshfetit, raporton top channel.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë denoncuar këtë skandal me zë e figurë, teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të vaksinimit.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, i cili dënon me forcë aktin korruptiv, ku mjeku me inicialet K.A. shfaqet duke marrë ryshfet, i cili përmes një reagimi tha se ndaj këtij mjeku është marrë masa e shkarkimit nga detyra.

OSHKSH inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet për denoncimin e rasteve të abuzimit me detyrën, apo korrupsionit nga cilido punonjës në institucionet shëndetësore.

Po ashtu OSHKSH inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund hetimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cënon  shërbimin për qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY