Mjeku i njohur: Cfarë po i shkakton tani viktimat nga covid

Mjeku i njohur: Cfarë po i shkakton tani viktimat nga covid

126
0
Shares

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo thotë se fatalitetet lidhen qartazi me një rizgjim të aktivitetit dhe lëndimeve të shkaktuara nga variantet e mëparëshme të këtij virusi.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku shkruan:

“Nga observimet epidemiologjiko-kliniko-biologjiko-imazherike të të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, qartazi shihet se varianti Alpha i tij ende prek jo pak të sëmurë, krahas përhapjes “si vaji në lakra” të variantit Delta apo varianteve të tjera të këtij virusi jetëlëndues e jetëmarrës….

Shtimi i numurit të të sëmurëve në popullatën e gjërë sidomos në ata ende të pavaksinuar, mundet t’i vihet si barrë variantit Delta që po dominon kudo tablonë epidemiologjike të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, POR agresiviteti në ecurinë dhe në përfundimin fatal të shumë të sëmurëve këto javët e fundit, qartazi lidhet edhe me “një rizgjim” të aktivitetit dhe lëndimeve të shkaktuara nga variantet e mëparëshme të këtij virusi….”.

Teksa nënvizon se krahas vaksinimit kundër koronavirusit nuk duhen nënvlerësuar as masat e tjera si maska, higjiena dhe distancimi social, mjeku bën thirrje që të kihet kujdes me marrjen e antibiotikëve.

“KUJDES kolegë mjekë apo farmacistë me përdorimin e parakohshëm ose të pavend të Antibiotikëve/Antibakterialëve dhe Kortikosteroideve shpesh në doza të larta dhe kohëzgjatje marramendëse….

Përpos Antibiorezistencës së mikroorganizmave qarkulluese, të cilat mundet t’i mbivendosen një infeksioni viral si Sars-Cov2/Covid-19 ose Virozave të tjera stinore, të nxitur nga përdorimi vënd e pavënd i Antibakterialëve/Antibiotikëve, një ROL NEGATIV në përgjigjen imunitare të organizmizt ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”, po luajnë dhënia e dozave të larta të Kortikosteroideve (mbi 1 mg për kilogrampeshë të cilat janë doza imunosupresore), qysh me dyshimin e infeksionit në fjalë dhe në kohëzgjatje të pa justifikueshme…..

Studimi i fundit i ISHP-së qartazi shprehet se :”Nga 1500 të sëmurët e përfshirë në studim vetëm 54% e tyre kanë krijuar Imunitet pas kalimit të Covid-19, pikërisht për shkak të përdorimit të kortikoideve me doza të larta, që në fillimet e sëmundjes.” (Dr. B. Malaj e bashkp.)…..PO ashtu “mozaiku i antiviralëve” të përshkruar në trajtimin e të sëmurëve me Sars-Cov2 si Favira, Tamiflu, Remdesivir, etj. apo i antiparazitarit Ivermectin, NUKU kanë treguar asnjë dobiprurje sinjifikative në ecurinë e rasteve, përkundrazi….

KURRË nuk është vonë të nxjerim mësime nga gabimet e mundëshme të bëra në përballjen me Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19…..DËGJONI më me kujdes këshillat e profesionistëve të fushës, dhe më pak vesh e mëndjehapur ndaj GJILLOLLOGËVE, të cilët fatkeqsisht po gëlojnë shumë këto muajt e Pandemisë….”, shkruan Kalo.

Ndërkohë, sipas mjekut, vjeshta e vonë dhe dimri “do “hedhin në tregun e virozave të stinës” viruse të tjerë respiratorë sidomos viruset e Gripit stinor, të cilët edhe ato do shkaktojnë jetëlëndimet dhe jetëmarrjet e tyre….

ANDAJ masat për paksimimin e mundësisë së përhapjes së Sars-Cov2/Covid-19: VETNDËRGJEGJSIM, MHD, VAKSINIM (ndaj Gripit në këtë rast, përpos vaksinimit ndaj Sars-Cov2), do jenë po aq të dobishme edhe ndaj këtyre virozave stinore…. NE të gjithë ishim, jemi dhe do të vijojmë të jemi si kurdoherë këtu në vijën e parë të përballjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….. Përkujdesi, Puna dhe Profesionalizmi ynë do të jenë gjithmonë në Shërbimin tuaj…..”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY