Dashi
Sot Hëna, në armiqësi me ju, do të jetë shkaktare për disponimin tuaj të keq. Ai që do të paguajë këto pasoja të humorit tuaj negativ do të jetë partneri, i cili këtë të shtunë do të bëhet objektivi juaj i preferuar. Por edhe për beqarët nuk do të jetë një ditë e qetë, pavarësisht se pasdite gjithçka do të ndryshojë për mirë.
Demi
Horoskopi për ditën e sotme parashikon për ju një të shtunë të qetë, në sajë të harmonisë së bukur në qiellin tuaj astral, e dominuar nga çifti Hënë dhe Neptun. Sot do të ndjeheni të qetë dhe të relaksuar, si dhe do jeni në dispozicion për të ndihmuar edhe ata persona të cilët do të kenë nevojë për këshillën tuaj. Në dashuri do të kaloni me partnerin një mbrëmje të bukur romantike.
Binjakët
Horoskopi sot ju ofron një ditë të zënë, ku Plutoni dhe Marsi janë të gatshëm për t’ju mbështetur. Disa çështje financiare do të bllokojnë vëmendjen tuaj, por mos u bëni merak, do të jeni në gjendje për të zgjidhur gjithçka pa shumë mundim. Mërkuri stimulon kreativitetin tuaj dhe ju ndihmon për të gjetur zgjidhje të shkëlqyer.
Gaforrja
Sot do të jetë një e shtunë e bukur, në sajë të Hënës në shenjën tuaj, garantuesi i fatit dhe entuziazmit. Ju mund të keni disa momente të vogla negative për shkak të Plutonit në kundërshtim, i cili me veprimet e tij mund t’ju bëj pak pesimist. Vëmendja e partnerit ose një flirt intrigues do të bëjë që ju të harroni çdo gjë.
Luani
Horokopi për ditën e sotme parashikon një ditë të mbushur me tension. Situata e komplikuar në punë, marrëdhëniet e tensionuara në familje dhe diskutimet me partnerin mund t’ju shkaktojnë debate dhe acarim nervash. Tani për tani duket se ju e keni mendjen diku tjetër dhe jeni duke planifikuar për një udhëtim të largët.
Virgjëresha
Një e shtunë pozitive, në sajë të harmonisë së bukur të Hënës me Neptunin. Këtë fundjavë do e kaloni të mbushur me emocione dhe momente të lumtura përkrah partnerit. Edhe me pjesën tjetër të familjes do arrini të rikrijoni një marrëdhënie të mirë, duke eliminuar mosmarrëveshjet dhe çështjet e së kaluarës së vjetër.
Peshorja
Horoskopi për sot parashikon një ditë të mirë për ju. Do të jeni gjithmonë të gatshëm këtë të shtunë që t’i vini në ndihmë njerëzve tuaj të dashur që do kenë nevojë për këshillat tuaja. Gjithashtu Marsi dhe Venusi në shenjën tuaj do i japin një shtysë edhe fushës së erosit. Beqarët do të kenë raste të mira dhe takime me njerëz të rinj.
Akrepi
Një e shtunë romantike ju pret. Dashuria sot do ju falë një ditë të mbushur me plot emocione dhe çaste të bukura, ku partneri nuk do ju ndahet për asnjë çast dhe sot sytë e tij do të jenë vetëm për ju. Kënaquni dhe shfrytëzojeni deri në maksimum këtë ditë të bukur. Qetësia do të mbizotërojë edhe në pjesën e dytë të ditës.
Shigjetari
Për ju horoskopi sot parashikon një fundjavë plot me shpresa të mëdha. Për fat të keq, me armiqësinë e Hënës do ta keni të vështirë për të arritur ambiciet tuaja. Diskutimet dhe grindjet do t’ju shkaktojë probleme. Por mos u shqetësoni se asgjë nuk është serioze, gjithçka ndodh për shkak edhe të Plutonit, por në qoftë se ju mund të arrini kompromis do mund të shpëtoni një pjesë të mirë të ditës.
Bricjapi
Një e shtunë plot zjarr ju pret. Ju nuk do të digjeni nga pasioni, por nga temat e forta të cilat do të diskutoni lidhur me financat tuaja ku në fund ambiciet tuaja do të dalin fitimtare. Përsa i përket dashurisë, momente qetësie dhe relaksi do të kaloni përkrah partnerit gjatë gjithë ditës.
Ujori
Ju filloni ditën me një fazë delikate, për shkak të angazhimeve të shumta që keni në mendje për të përmbushur. Tani ju jeni në fazën krijuese, punën tuaj e keni organizuar mjaft mirë dhe planifikuar me hollësi gjithçka. Mos harroni që të përfshini familjen dhe dashurinë në planet tuaja, pasi ata gjithmonë kërkojnë vëmendjen tuaj.
Peshqit
Do i jepni prioritet absolut jetës suaj në çift. Marrëdhënia me partnerin do të jetë e kënaqshme dhe do ju duket vetja se ju duke përjetuar një ëndërr. Për beqarët rekomandohet që do të ishte mirë t’ja shprehnin ndjenjat personit që pëlqejnë para se të jetë shumë vonë. Me financat tregohuni të kujdesshëm që situata të mos ju dalë jashtë kontrollit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/