Një pallat në Durrës ka marrë tre herë vlerësime të ndryshme për dëmtimet nga tërmeti prej bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit duke hedhur dyshime të forta për saktësinë e marrjes së vendimeve të tilla edhe për shumë banesa.
“Për 45 familjet e pallatit nr.901, në rrugën “Kristo Sotiri” në Durrës, nuk kanë fund “gabimet njerëzore” si nga Instituti i Ndërtimit ashtu edhe nga Bashkia e Durrësit, të cilët pohojnë dhe mohojnë vendimet e nxjerra po nga vetë ata.
Pallati në fjalë u dëmtua nga tërmeti tragjik i nëntorit të vitit 2019. Nga ajo periudhë e deri më tani, për këtë pallat kanë dalë tre lloje ekspertizash, mbi nivelin e dëmtimit që ka marrë”, raporton a2neës.
Sipas burimeve të këtij televizioni, ky nivel dëmtimi, i përcaktuar fillimisht si DS2, ka bërë që banorët të përfitojnë nga grantet e qeverisë për riparimin vetjak. Ndërkohë, një përcaktim i dytë e ndryshoi dëmtimin në nivel DS4, ose për shkatërrim, ndërkohë që ankesat e banorëve kanë bërë që vendimi të rishikohet, duke e rikthyer vlerësimin sërish në nivel DS2. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/