Policia spanjolle zbulon plantacionin me kanabis në një park kombëtar, arrestohen 2...

Policia spanjolle zbulon plantacionin me kanabis në një park kombëtar, arrestohen 2 shqiptarë

92
0
Shares

Policia spanjolle kanë shkatërruar dy ferma të tjera kanabisi, ndërsa në pranga janë vënë dy shqiptarë.

Ndërkohë policia ka bërë publike edhe pamjet e transportit të drogës me anë të helikopterit, gjatë sekuestrimit.

Videoja e publikuar nga autoritetet katalanase të Premten (3 shtator) tregon dy ferma ilegale të përbëra nga mijëra bimë kanabisi që rriten fshehurazi në parkun kombëtar të Montnegre.

Në pamje duket sasia e mëdha e marijuanës, e cila është vendosur për tu tharë.

Tendat, vargjet e rrobave dhe një kuzhinë e improvizuar janë gjithashtu të dukshme në pamjet e fermës së fshehur të kanabisit.

Helikopterët e policisë fluturuan mbi plantacionin e dendur të kanabisit dhe më pas transportuan qeset me lëndë narkotike të konfiskuara nga ferma.

Policia sekuestroi 6,412 bimë narkotike dhe 32 kilogramë sytha. 2 shqiptarë, të cilët flinin jashtë në parkun kombëtar të mbrojtur u arrestuan.

Dy dite me pare, autoritetet spanjolle dhe ato gjermane arrestuan 60 shtetas shqiptare ne kuader te një operacioni antikanabis.

Policia spanjolle thotë se janë sekuestruar rreth 1 ton drogë dhe rreth 25.000 bimë marijuanë përgjatë 51 kontrolleve të kryera në Tarragona, Barcelona, Girona dhe Castellón.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY