Kanabisti nga Puka, njeriu kryesor në bandën e serave në Spanjë

Kanabisti nga Puka, njeriu kryesor në bandën e serave në Spanjë

183
0
Shares

Të tjera detaje dalin nga megaoperacioni i zhvilluar në tre shtete, Gjermani, Spanjë dhe Shqipëri ku u arrestuan 107 persona të përfshirë në trafikun e drogës 60 prej të cilëve ishin shqiptarë.

Një shqiptar ishte një ndër anëtarët kryesor të këtij rrjeti trafikantësh që furnizonte Spanjën me lëndë narkotike, raporton news24.

Stefan Curri është emri i shqiptarit nga Puka i cili kishte një rol të rëndësishëm në këtë grup kriminal. Sipas hetimeve, Curri rekrutonte qytetarë nga zona e Pukës dhe Mirditës për të punuar në kultivimin e kanabisit.

Fillimisht ai i paguante biletat e udhëtimeve duke i ftuar si turistë dhe më pas i kthente në punëtorë dhe roje të “shtëpive të barit” në Spanjë.

Në momentin e ndërhyrjes së Europol, anëtarët e grupit kriminal po devijonin furnizimin me energji elektrike për të kultivuar bimët në ambiente të mbyllura, dhe vlera e energjisë elektrike së vjedhur dhe përdorur për rritjen e bimëve narkotike arrin në mbi 1.6 milion euro. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY