Vajzat e socialistëve të vjetër në qeverinë e Ramës

Vajzat e socialistëve të vjetër në qeverinë e Ramës

520
0
Shares

Në kabinetin Rama 3, priten të përfshihen edhe disa nga trashëgimtaret e socialistëve me peshë të së majtës shqiptare.

Dy prej tyre mund të jenë vajzat e Ish Presidentit Rexhep Mejdani dhe ajo e Bashkim Finos, raporton top channel.

Megi Fino, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino aktualisht zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, mund të jetë një prej prurjeve të reja nga Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse.

Adea Meidani, vajza e ish presidentit socialist, Rexhep Meidani e shkolluar në Paris me një eksperiencë pune në Londër e  specializuar për taksat ndërkombëtare, shihet si një kandidate potenciale nga Edi Rama, për t’i besuar drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë gjithnjë nëse do t’i shkojë skenarit të ndarjes të Ministrisë së Financave nga Ekonomia.

Ndërkaq mësohet se Lindita Nikolla mund të jetë në krye të parlamentit. Një emër surprizë është edhe Anisa Ruseti, e cila mund të shfaqet në drejtimin e çështjeve sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY