VIDEO/ Operacioni kundër trafikantëve shqiptarë të Spanjës çon në pranga 107 persona

VIDEO/ Operacioni kundër trafikantëve shqiptarë të Spanjës çon në pranga 107 persona

66
0
Shares

Një mega-operacion anti-drogë u realizua mes Spanjës, Gjermanisë dhe Shqipërisë kundër kumtivuesve dhe trafikuesve të kanabisit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dobra” u arrestuan 107 persona të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Policia kreu kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

Dyshohet se grupi kriminal menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën, para se të transferohej në vendet e tjera evropiane për shpërndarje.

Detajet e operacionit u shpalosën gjatë një konference për mediat nga komisari i përgjithshëm i Policisë Gjyqësore të Policisë Kombëtare, Rafael Pérez Pérez, kreu i Divizionit të Hetimit Penal të Korpusit Mossos d’Esquadra, Ramón Chacón, dhe drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare, Ardi Veliu.

Gjatë konferencës për shtyp në Madrid, Veliu tha se Shqipëria ka ndihmuar në zhvillimin e tij edhe me oficerë policie.

“Ne s’do mjaftohemi vetëm me ndalimin e operacionit në këtë stad, por do vijojmë në vendin tonë duke identifikuar dhe investiguar të gjitha pronat që mund të kenë ardhur si rezultat i aktivitetit kriminal për të gjithë shtetasit e përfshirë.

Sepse duke goditur dhe në pjesën ekonomike i japim goditje shumë të fortë këtij grupi kriminal duke e paralizuar atë”, tha Veliu. a.b

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY