PS lajmëron Asamblenë Kombëtare, pritet debat për qeverinë

PS lajmëron Asamblenë Kombëtare, pritet debat për qeverinë

106
0
Shares

Partia Socialiste do të zhvillojë në 2 shtator mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Takimi do të mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në mesazhin që Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka dërguar anëtarëve thuhet se duhet të merren masat për pjesëmarrjen në Asamble.

“Të nderuar anëtarë të AK!Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!”

Kryeministri Rama këtë javë që vjen do te behet publike edhe qeveria e re.

Ndërkohë Najada Çoma nuk do të jetë pjesë e grupit të ri parlamentar, pasi ka hequr dorë nga mandati i deputetes.

Kryeministri Edi Rama bëri konfirmimet e para të drejtuesve për mandatin e tretë.

Dy dite me pare kreu i PS-së rikonfirmoi në detyrë kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, dhe ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY