Autoritetet malazeze sekuestruan sot 1 ton kokaine që u gjet e fshehur në një kontejner me banane.
Në prangat e policisë kanë rënë dy persona, me iniciale M.K dhe B.K. Droga ishte e ndarë në 1205 pako me peshë mbi 1 ton. Pakot e drogës mbanin mbishkrime të ndryshme, mes të cilave edhe emrin e virusit që qarkullon në gjithë botën “Covid”.
Në lidhje me drogën e kapur, ka reaguar përmes një mesazhi në Tëitter edhe zëvendëskryeministri malazez, me origjinë Dritan Abazoviç.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi Abazoviç. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/