Rama ngushton garën në PS për kreun e Kuvendit, përjashton mundësinë për...

Rama ngushton garën në PS për kreun e Kuvendit, përjashton mundësinë për Ballën dhe Spiropalin

528
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund dilemave në lidhje me mundësinë që Taulant Balla apo Elisa Spiropali të drejtojnë Parlamentin duke ngushtuar konkurencën brenda PS për postin e diskutueshëm të kreut të Kuvendit.

Rama konfirmoi në detyrat e tyre edhe Ballën edhe Spiropalin, kjo e fundit ministrja e parë e konfirmuar, gjatë takimit që Rama kishte me deputetët e rinj dhe të vjetër.

“Taulanti ka punuar me përkushtim edhe në ditë të vështira po ashtu dhe Elisa ka qenë e përkushtuar në punën e saj duke lehtësuar punën e qeverisë për Parlamentin. Që të dy meritojnë një falenderim të veçantë dhe konfirmohen në detyrë dhe për mandatin e tretë. Do ta kenë të plotë mbështetjen tonë”, tha Rama. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY