Ekploziv në makinën e ish kandidatit për deputet dhe kryetarit të sindikatës

Ekploziv në makinën e ish kandidatit për deputet dhe kryetarit të sindikatës

75
0
Shares

Automjezi ku shpërtheu eksplozivi në Bulqizë i përket Elton Debreshit, aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dhe më herët në zgjedhjet e 25 prillit, kandidat i pavarur për deputet.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Bulqizë rreth orës 01:00 në lagjen “Kodra e Danit” në fshatin Dushaj.

Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ ishte parkuar pranë banesës së tij, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për autorët e vendosjes së lëndës eksplozive. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY