Selenicë, Vlorë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Otima”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal.
Sekuestrohen 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular, një shumë parash dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative u mësua se në zonën e Otimës në Selenicë, persona me precedent kriminal kishin kultivuar bimë narkotike. Përgjatë operacionit u bë arrestimi i shtetasve:
Ferdinand Llanaj 43 vjeç, banues në Selenicë (me precedent të mëparshëm kriminal), D. B., 54 vjeç, banues në Vlorë dhe E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh cannabis sativa në ambientet e banesës së shtetasit F. Ll. dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/