Horoskopi, 27 gusht 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 27 gusht 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

194
0
Shares

Dashi

Horoskopi për ju sot ka parashikuar një ditë jo të qetë e cila do të jetë e ngarkuar me punë, ku nuk do të mungojnë as disa keqkuptime. Shpesh herë do të ngrini edhe zërin, por gjithsesi nuk do lini pas dore as punën dhe as studimet duke përmbushur obligimet tuaja. Megjithatë hyrja e Mërkurit në Shigjetar ju jep shumë energji dhe shkathtësi për të përballuar gjithçka.

Demi

Horoskopi sot ofron një zhgënjim për ata që janë duke pritur diçka të re. Ndërsa Jupiteri duket se do ju përkrahë në aspektin financiar duke ju mundësuar edhe për ndonjë shpenzim që keni planifikuar. Hëna te Peshqit ju bën diplomatë dhe kjo do ju favorizojë të gjeni anën e ndritshme të gjërave. Në mbrëmje do të braktisni gjithçka dhe kohën tuaj do t’ja dedikoni dashurisë dhe miqësisë.

Binjakët

Sot horoskopi shpall një ditë të vështirë për t’u marrë me të. Kjo e premte nuk do të jetë e lehtë për të ndarë angazhimet e ndryshme dhe rutinën. Në mëngjes do të zgjidhni disa probleme në punë, por edhe në familje do të kenë nevojë për ndihmën tuaj për të zgjidhur disa çështje. Kjo do të kërkojë shumë durim dhe qartësi që të gjeni zgjedhje të mençura.

Gaforrja

Hëna e favorshme, si dhe Neptuni ju bën më shumë magnetik se kurrë. Nuk ka asnjë justifikim për beqarët që t’i hapin derën dashurisë dhe të kenë edhe ndonjë flirt dhe të kenë gjëra të reja në jetën e tyre. Kujdes duhet të tregojnë ata që janë në çift. Puna dhe angazhimet do ju bllokojnë dhe kjo do ju shkaktojë disa trazira në marrëdhënien tuaj, por gjithçka e ka një zgjidhje.

Luani

Dashuria paraqitet e qëndrueshme, pa lajme të veçanta, por duhet të përpiqeni që të thyeni monotoninë dhe të përmirësoni edhe më tepër marrëdhënien tuaj në çift. Merrni disa këshilla edhe nga njerëzit tuaj të afërt që nuk jua duan të keqen, në mënyrë që këtë herë të mos gaboni. Vetëm duhet të tregoheni më të vendosur dhe të sigurt në aftësinë tuaja për të parë gjërat më me optimizëm.

Virgjëresha

Horoskopi për sot parashikon një të premte të vështirë. Hëna dhe Neptuni janë kundër jush, dhe kjo do t’ju detyrojë që të bëni një zgjedhje. Në dashuri gjërat do të jenë në ujëra të qeta nëse ju zbrisni me këmbë në tokë dhe tregoheni të kujdesshëm për të vlerësuar siç duhet zgjedhjet tuaja lidhur me partnerin.

Peshorja

Horoskopi për ditën e sotme për ju mund të llogarisë mbështetjen e Mërkurit. Ju do të jeni në dispozicion dhe të hapur për shoqëri, dhe për beqarët dëshira për të nisur diçka të re pas një zhgënjimi është i madh. Në punë priten kohë të vështira, por asgjë nuk mund të mos tejkalohet falë angazhimit tuaj.

Akrepi

Ditë pozitive në të gjitha fushat, në sajë të harmonisë së planetëve në qiellin tuaj. Dielli, Hëna, Neptuni dhe Jupiteri do të favorizojnë, të paktën tani për tani. Merrni përparësi të madhe të kohës së favorshme për t’u zbavitur. Mundohuni të organizoheni me partnerin për të thyer monotoninë dhe t’i krijoni vetes mundësinë e disa çasteve romantike.

Shigjetari

Horoskopi për sot është pozitiv, me hyrjen e Mërkurit në shenjë ju hedhni pas krahëve mosmarrëveshjet dhe mllefet tuaja. Dashuria dhe erotizmi do të përfitojnë. Ndërsa beqarët këshillohen t’i shfrytëzojnë ofertat për takime me persona të rinj, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ndryshojnë statusin e tyre.

Bricjapi

Nuk ka më kohë për të humbur për ju, është koha për të bërë zgjedhjen për të mirë për marrëdhënien. Dialogu i hapur me partnerin është zgjidhje ideale për të gjetur përgjigjet që ju kërkoni për një kohë të gjatë. Dielli pozitiv bashkohet me Neptunin duke ju favorizuar në disa fusha, ndërsa për t’ju mbrojtur financat është edhe Jupiteri.

Ujori

Horoskopi për sot ju favorizon kohën e nevojshme që ju duhet për t’ju përkushtuar ndjenjave tuaja dhe nevojës të tyre. Lini mënjanë për një moment angazhimet e punës apo studimeve dhe dedikojuni marrëdhënies në çift duke menduar për ambiciet tuaja dhe të ardhmen. Sqaroni mendimet tuaja nëse rruga që keni zgjedhur është ajo që do të donit vërtetë.

Peshqit

Hëna në shenjën tuaj sot do t’ju ndihmojë për të sqaruar disa çështje në të cilat keni hasur mosmarrëveshje në marrëdhënien tuaj në çift. Do të jetoni një moment pavendosmërie përsa i përket ndjenjave. Pyesni zemrën për të marrë një përgjigje të saktë. Me financat tregohuni të kujdesshëm dhe mos e teproni me shpenzimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY