Bledar Selmanaj, alibi në rrjete sociale se nuk kreu vrasjen në Babicë

Bledar Selmanaj, alibi në rrjete sociale se nuk kreu vrasjen në Babicë

77
0
Shares

Autori i dyshuar i vrasjes së Xhuljano Bullarit vijon të këmbëngulë se ai nuk ka lidhje me krimin duke mohuar të jetë ai personi që ka qëlluar të riun nga Tirana në një makinë në fshatin Babicë.

Bledar Selmanaj po mbahet në paraburgim në Policinë e Vlorës ndërsa ka mohuar që rrobat e gjetura nga policia, për të cilat dyshohet se ai i mbante veshur ditën e krimit, të jenë të tijat. Edhe arma e gjetur e groposur pranë banesës së Selmanajt, e implikon direkt në vrasje megjithëse priten provat balistike të pistoletës, që do të zbulojnë përfundimisht nëse ajo është përdorur për të kryer ekzekutimin e 25-vjeçarit.

I arrestuari, me origjinë nga Elbasani, është person me precedentë të shumtë penalë, kryesisht në fushën e vjedhjeve.

Bledar Selmanaj rezulton emër i njohur për Policinë dhe hera e fundit kur u arrestua dhe u dënua ishte viti 2012.

Nga një vështrim në faqen e tij, shihet se një ditë pasi bëri vrasjen, Bledar Selmanaj në 22 gusht ka ndërruar foton e profilit në rrjetet sociale.

Më pas një ditë më vonë, në datën 23 ai ka bërë një njoftim për miqtë e tij se ka nisur një punë të re si biznesmen.

Në një tjetër postim të datës 23 gusht, Selmanaj jep edhe një të dhënë tjetër, se është ‘serioz’. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY