Aeroporti i Kabulit, u vranë 12 trupa amerikane nga shpërthimet

Aeroporti i Kabulit, u vranë 12 trupa amerikane nga shpërthimet

72
0
Shares

Gjenerali amerikan Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore Amerikane, konfirmoi të enjten se dy autorë sulmesh vetëvrasëse, që besohet të jenë anëtarë të Shtetit Islamik kryen sulme në aeroportin e Kabulit që vranë 12 trupa amerikane dhe plagosën 15 të tjerë, raporton Zeri i Amerikës.

Ai tha në një konferencë për shtyp në Pentagon se shpërthimet u pasuan nga një përleshje me armë dhe se, ndërsa ushtria është e trishtuar për humbjen e ushtarëve amerikanë, evakuimet nga Afganistani po vazhdojnë. Ai tha se rreth 1.000 qytetarë amerikanë vlerësohet të jenë ende në Afganistan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u përcolli ngushëllimet dhe keqardhjen e tij familjeve të trupave amerikanë të vrarë, si dhe atyre të plagosur.

“Terroristët u morën jetën në një moment kur këto trupa po përpiqeshin të shpëtonin jetët e të tjerëve,” tha zoti Lloyd përmes një deklarate.

Ai u zotua se ky akt nuk do ta dekurajonte ushtrinë amerikane në përmbushjen e misionit të saj:

“Sepse po të bëjmë më pak se aq, sidomos tani, do të ishte një akt që përdhos sakrificën dhe dedikimin që këto burra e gra kanë bërë për atdheun tonë dhe popullin e Afganistanit,” thoshte shefi amerikan i Pentagonit në deklaratën e tij. VOA

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY