Vrasja në Lushnjë, a ka lidhje me mustaqekuqin e Hakmarrjes për Drejtësi

Vrasja në Lushnjë, a ka lidhje me mustaqekuqin e Hakmarrjes për Drejtësi

204
0
Shares

Janë identifikuar lidhjet familjare të viktimës dhe të plagosurit me anëtarë të Hakmarrjes për Drejtësi.

Bledar Muçaj, personi që u vra një ditë më parë në Lushnje ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa njëri nga të plagosurit në atentat, 32-vjeçari Judin Velo, ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës.

Roland Shyti njihet ndryshe edhe si “mustaqe kuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”, raporton news24.

Pilicia nuk ka asnjë të dyshuar për atentatin ndaj Muçës, ku mbetën të plagosur edhe 5 persona të tjerë ndërsa në krim kanë marrë pjesë tre autorë, njëri në drejtim të mjetit dhe dy të tjerë si vrasës. Muça ishte pronar i lokalit, por mësohet se administronte edhe biznese të tjera.

Makina tip “Golf” që dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në Lushnje rezulton me targa të vjedhura në Vlorë.

Makina u gjet e djegur në Thanasaj pak pas atentatit mbrëmjen e kaluar, ndërsa brenda tij janë gjetur dy armë tip kallashnikov. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY