Dashi
Qëndrueshmëria do mbizotërojë gjatë gjithë kohës në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin. Beqarët do kalojnë momente të vështira familjare dhe nuk do e kenë mendjen për të krijuar një lidhje. Në plani financiar ka rrezik të bëni shumë çmenduri vetëm e vetëm që ta stabilizoni situatën. Të gjitha sakrificat do ju shpërblehen.
Demi
Ditë euforike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo çast do jetë i veçantë pranë atij/asaj që dashuroni kështu që shfrytëzojeni sa të mundni. Beqarët do realizojnë takime fantastike të cilat do ua ndryshojnë shumë shpejt statusin. Nëse në planin financiar keni probleme, mundohuni t’i zgjidhni sa më parë ato e jo t’i lini për ditë tjetër.
Binjaket
Ditë e tensionuar do jetë kjo për të dashuruarit. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe asnjëri prej jush nuk do pranojë të hap rrugë. Beqarët sado mundësi të mira të kenë për të krijuar një lidhje nuk duhet në asnjë mënyrë te nxitohen. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni edhe rreziqe që gjërat të stabilizohen. Pranojeni edhe ndihmën e familjarëve.
Gaforrja
Do jeni më realiste sot ju që jeni në një lidhje dhe do i zgjidhni shpejt edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët do jenë më me fat se kurrë më parë dhe do arrijnë të krijojnë një lidhje afatgjate dhe të kënaqshme. Financat nuk do jenë aspak te mira. Do ju duhet të merrni borxhe ose të kërkoni sa me pare ndihme nga familjarët. Vetëm kështu mund t’ia dilni mbanë.
Luani
Do dashuroheni me shumë pasion gjatë kësaj dite ju që jeni në një lidhje. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve dhe do mundoheni të mendoni vetëm për të ardhmen. Beqarët do jenë të paqartë për atë që duan të bëjnë dhe ka rrezik t’i refuzojnë propozimet që do ju bëhen. Financat do përmirësohen menjëherë falë të gjitha masave që keni marrë së fundmi.
Virgjëresha
Nëse jeni në një lidhje mund të ndërmerrni rreziqe te mëdha sot vetëm që ta ndryshoni ambientin e zymtë që po mbizotëron prej disa ditësh. Beqarët do fillojnë aventura të njëpasnjëshme, por nuk do fillojnë dot një lidhje serioze. Financat do dini si ti menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe nuk do keni aspak probleme në këtë sektor.
Peshorja
Do jeni më të përgjegjshëm, gjatë kësaj dite ju që jeni në një lidhje dhe gjërat do ju ecin më mire nga sa kishit menduar. Beqarët do lodhen se kërkuari shpirtin e tyre binjak. Nuk ka ardhur ende dita juaj me fat. Financat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm pas të gjitha përpjekjeve qe keni bere. Do jeni më të qetë.
Akrepi
Do jeni në humor të mire gjatë kësaj dite ju teë dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin/en do ketë përmirësime të njëpasnjëshme. Beqarët do dine ta joshin me mënyrën e duhur një person dhe do fillojnë një marrëdhënie të kënaqshme. Financat do jene goxha më të mira se disa kohë më parë, kështu që mund të hiqni edhe disa para mënjanë për të siguruar të ardhmen.
Shigjetari
Do keni më tepër besim tek partneri juaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni gati të hidhni hapa gjigante më të. Gjithçka ka për të marrë një tjetër kuptim. Beqarët do bëjnë mirë të mendohen disa herë para se të dalin me dike sepse ndonjëherë ata që thonë fjalë te bukura mund t’i zhgënjejnë. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Do kryeni shpenzime dhe situata do mbetet ende e mire.
Bricjapi
Edhe pse keni kohë me partnerin/en sërish nuk ndiheni të sigurt ne krahët e tij. Dyshoni për çdo gjë dhe doni gjithë kohës ta kontrolloni. Beqaret duhet të joshin me kujdes sepse jo të gjithë personat janë ashtu si duken. Në planin financiar mirë do jetë të mendoheni disa herë para se të kryeni investime sepse gjendja nuk do jetë e qëndrueshme. Mendoni edhe për të nesërmen.
Ujori
Nëse prej disa ditësh jeta juaj në çift nuk është shume e kënaqshme, mundohuni që ta ndryshoni sa me pare atë. Flisni me partnerin/en dhe do kuptoheni. Beqarët do jenë të pavendosur për hapat që duhet të hedhin dhe do i refuzojnë ftesat. Për financat do jetë ditë jo pozitive. Mund të përballeni me probleme serioze dhe nuk do ndiheni të qetë aspak.
Peshqit
Sado që tundimi të jete i forte gjatë kësaj ditë, ju nuk do e tradhtoni partnerin/en. Do mundoheni me sa të mundeni t’i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet që ju kishin dalë. Beqarët do fiksohen pas dikujt dhe do bëjnë të pamundurën qe ta bëjnë për vete. Financat nuk do jenë në gjendjen te mire, por kjo nuk do të thotë që të rrezikoni çdo gjë për t’i stabilizuar. Situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/