Arrestohen në flagrancë 2 persona në Palasë, që e posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis e ndarë në doza, 1 aparat celular si dhe një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Ingrid Jaçe, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Dino Xhelili, 23 vjeç, banues në Orikum.
Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike shtetasit Enio Hajdini në Palasë Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale
Në vijim të veprimeve u procedua në gjëndje të lirë dhe shtetasi Enio Hajdini, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/