VIDEO/ Vokshi i kujton Ramës, Griselda Roshin: Shqiptarët nuk i kanë harruar...

VIDEO/ Vokshi i kujton Ramës, Griselda Roshin: Shqiptarët nuk i kanë harruar turpet e tua, ke shpifur për të penguar liberalizimin e vizave

116
0
Shares

Ka reaguar përmes një postimi në Facebook, deputetja e PD, Albana Vokshi. Ajo i ka kujtuar Ramës, Griselda Roshin. Shqiptarët nuk i kanë harruar turpet e tua, ke shpifur për të penguar liberalizimin e vizave, deklaron Vokshi.

Komenti i Vokshit:

Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti!

Pak më herët në një koment të shkurtër në Twitter, Kryeministri Rama thekson se lidhja me nxjerrjen e studentëve nga godinat është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend.

Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë”, shkruan Rama.

a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY