Vrasje në familje. Dy persona burrë e grua rreth të tetëdhjetave humben jetën sot pasi burri vrau të shoqen e më pas veten. emrat e viktimave janë Fadil Bandulla dhe Sanije Bandulla.
Shkodër/ Informacion paraprak:
Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/