Bashkëshorti miliarder rumun i modeles së njohur Angela Martini është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mykonos.
Lajmin e ka konfirmuar gazeta greke “Protothema” e cila shkruan se në prangat e policisë ra shtetasi Dragos Savulescu pas një urdhri ndërkombëtar arrestimi lëshuar nga Interpoli,
Savulescu është një producent filmash, i cili hyri në këtë industri në vitin 2013.
Ai u arrestua së bashku me një tjetër shok të tij në Mykonos teksa “shijonin një jetë luksoze, duke shpenzuar mijëra euro në restorante të shtrenjta dhe baret e plazhit në ishull“, shkruan Protothema.
Producenti nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe pritet t’i dorëzohet autoriteteve rumune.
Ish-modelja Angela Martini, direkt pas martesës me miliarderin, vendosi të hiqte dorë nga karriera si modele, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, por vetëm për qejfin. Ata u celebruan gjatë një ceremonie luksoze private në SHBA.
Dragos Savulescu është i dënuar përfundimisht me pesë vjet e gjysmë burg në Rumani për krime ekonomike që nga shkurti i vitit 2019.
“Ai ishte atje me pushime, kur partnerja e tij e jetës, një modele zvicerane me origjinë shqiptare, ndjeu nevojën për të publikuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale”, shkruan media rumune.
Thjesht, autoritetet në Bukuresht që po kërkonin Savulescun panë fotografitë e Angelës në Instagram dhe zbuluan vendndodhjen.
Modelja me origjinë nga Shkodra, Angela Martini mburrej në rrjetet sociale dhe kështu dha të dhëna për punonjësit e policisë duke treguar ku ajo është.
“Si është jeta?” E përsosur! ”, kishte shkruar Angela në mbishkrimin e një prej fotografive në Instagram, e cila zbuloi lokacionin ku ajo dhe bashkëshorti i saj ndodheshin. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/