LAJMI I FUNDIT/ Rritje e shpejtë e rasteve të reja me covid,...

LAJMI I FUNDIT/ Rritje e shpejtë e rasteve të reja me covid, mbi 200 të infektuar të rinj në 24 orë

154
0
Shares

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë:  Asnjë humbje jete, 5536 testime, 220 raste të reja dhe 31 të shëruar në 24 orët e fundit

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 220 qytetarë, në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste  në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         220
Të shëruar në 24 orë       31
Të shtruar në spitale       33
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                 5536

Testime totale             938,527
Raste pozitive             134,201
Raste të shëruara       130,470
Raste Aktive                    1,271
Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             447
Shkodër          189
Vlorë               139
Elbasan           120
Fier                  120
Lezhë              65
Durrës             58
Berat               40
Kukës              31
Gjirokastër       28
Korçë               17
Dibër                 8 m. k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY