Dashi
Edhe pse keni bere shume përpjekje që të tregoheni sa më të arsyeshëm në jetën tuaj në çift do të keni probleme. Në disa momente ju do të nervozoheni dhe do e ngrini zërin. Beqarët duhet ta hapin zemrën sepse persona interesantë pritet të futen në jetën e tyre. Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet.
Demi
Do i mendoni gjërat me seriozisht ju që jeni në një lidhje. Do t’ju lind edhe dëshira për të krijuar familje e për të pasur fëmijë. Beqarët duhet të përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen për takime, pasi prej tyre ka për t’iu ndryshuar menjëherë jeta. Me shpenzimet tregohuni gjithmonë të matur sepse do të keni probleme serioze.
Binjaket
Ditë e vështirë dhe e mbushur me mosmarrëveshje për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni të ruani gjithë kohës qetësinë. Beqaret nuk duhet të mendojnë menjëherë të krijojnë një lidhje me personat që do ju dalin para sepse mund te lëndohen. Të ardhurat do vazhdojnë të mbeten të ndërlikuara, duhet të merrni masa strikte.
Gaforrja
Një ditë e mirë për ata që janë në një lidhje. Do jeni të buzëqeshur dhe gjithçka do e merrni me pozitivitet. Beqaret do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim të rëndësishëm. Do ju duhet të prisni edhe pak kohë. Financat do jenë të mira, kështu që mund të përfitoni të kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.
Luani
Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire për ju qe jeni ne një lidhje. Nuk do mungojnë për asnjë çast debatet dhe mosmarrëveshjet të cilat do ju bëjnë të ndiheni keq. Konfigurimi i yjeve do jetë goxha i mire për beqaret. Shfrytëzojeni çdo mundësi që do iu jepet. Në planin financiar nuk do mundeni dot të ruani ekuilibrin sepse keni bërë gabime të mëdha kohë më parë.
Virgjëresha
Nuk do jeni shumë të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia me të mund të ketë disa krisje. Mundohuni të ndryshoni sa më parë sjellje. Beqarët do kenë besim tek vetja dhe ëndrrat më të bukura do ju realizohen. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që tregohuni të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi që do kryeni që të mbroni veten.
Peshorja
Ditë ideale për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do përmirësohet. Beqarët do jenë të arsyeshëm dhe nuk do hidhen në krahët e të parit që do t’i joshë. Në planin financiar gjendja do jetë e qëndrueshme dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet e nevojshme. E ardhmja do jetë edhe më e mirë.
Akrepi
Edhe pse tundimi do të jetë i madh gjate, ju sërish nuk do e tradhtoni partnerin tuaj. Do luftoni fort me veten dhe do ja dilni mbanë. Beqarët do digjen përbrenda për dikë, por nuk do kenë guximin t’ia shprehin ndjenjat. Hëna do jetë planeti që do ndikoje tek financat. Nuk duhet të rrezikoni shume sepse gjendja e qëndrueshme mund të ketë ndonjë tronditje.
Shigjetari
Kërkoni me shume qëndrueshmëri ne jetën tuaj në çift. Yjet do ua mundësojnë këtë gjë. Do qëndroni me tepër kohë me partnerin tuaj dhe do flisni hapur me të për çdo gjë që ju ka shqetësuar deri me sot. Beqarët duhet t’i kushtojnë vëmendje disa personave që do i joshin sepse do i bëjnë të lumtur. Situata e të ardhurave do vijë duke u përmirësuar dalëngadalë.
Bricjapi
Ditë e mbushur me bashkëpunim dhe veç të mira do shikoni ju që jeni në një lidhje. Shfrytëzojeni sa të mundni dhe shprehuni ndjenjat pa dorashka. Beqarët do joshin çdo person që do ua mbush mendjen dhe me dikë do fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Gjendja e financave do jetë shumë për të dëshiruar. Mos kini druajte të kërkoni sa më parë ndihmë.
Ujori
Do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift, madje do pranoni të bëni edhe sakrifica që gjendja të jetë sa me e qëndrueshme. Beqarët do jenë gjithë ditës në kërkim të njeriut të zemrës dhe do mund ta gjejnë atë në orët e pasdites. Gjendja e financave do të jetë e mirë.
Peshqit
Ditë e vështirë për te gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe secili do kërkojë të dalë e tija. Beqarët do fillojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjatë me dikë që më parë e kanë neglizhuar. Në planin financiar do keni fat dhe çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Do ndiheni më të qetë së kurrë më parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/