Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së i vijnë në ndihmë turistit meksikan.
Një turist 30-vjeçar nga Meksika, duke eksploruar Malin e Çikës, kishte mbetur në disa shkëmbinj.
30-vjeçari ka telefonuar në Sallën Operative Vlorë, 112 dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë me qëllim gjetjen e tij.
Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit meksikan, i cili po trasportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetërore. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/