Zëvëndës ambasadori i SHBA-së, Demian Smith u shfaq sot për herë të parë publikisht pas emërimit të tij pak ditë më parë.
Ai foli përpara kandidatëve për hetues të BKH-së, në aktivitetin për përfundimin e programit të trajnimit të FBI-së ku është shprehur se Shqipëria ka ngritur tashmë të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në.
“Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha ai.
Zëvëndës ambasadori, duke iu drejtuar kandidatëve, theksoi se ndërsa dilni nga ky diplomim, ju do të jeni pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit.
“I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”, tha Smith. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/