Një grua e moshës 35 vjeçare humbi jetën ditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, pasi ra nga lartësia e pallatit. E reja është identifikuar si Klaudia Pajo, me profesion mjeke.
Ngjarja ndodhi në orën 14.50. Pajo me origjinë nga Kuçova ishte mjeke në Spitalin e Traumës. Dyshohet se Pajo vuante nga gjendja depresive.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/