Reagon ambasada amerikane pas deklaratës së Berishës: Nuk kemi ndryshuar qëndrim

Reagon ambasada amerikane pas deklaratës së Berishës: Nuk kemi ndryshuar qëndrim

136
0
Shares

Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim pak orë pas deklaratave të ish kryeministrit Berisha thotë se qënfrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar.

Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë“.

Berisha njoftoi sot se avokati i tij francez ka depozituar padi për shpifje ndaj Blinken në gjykatën franceze, duke e ftuar sekretarin e shtetit të dërgojë provat që disponon ndërkohë që një javë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim i kërkoi PD të pengojë Berishën të shkojë në Parlament. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY